Valon Maloku për banorët e It’s My Home: I kam kontrollu të psikologu, kanë dalë mirë

Një reality show i nisur këto ditë në “First Chanel” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Janë skenat e dhunës që quan në reagime të shumta. Madje KPM ka vendosur që t’i ndalet transmetimi televiziv “It’s My Home”.

Ndërsa drejtori i “First Chanel” ka zbuluar se banorët e kësaj shtëpie janë kontrulluar nga psikologët dhe se sipas tij kanë dal mirë.

“Reality shoë ata që i ke përzgjedhur ti përmes një procesi të hapur, duhet ta pranosh që ka pasur mangësi të theksume, ai psikologu e sociologu yt. Kodi etik që është i përpiluar, se edhe ai reality shoë tjetër ka lakuriqësi. Kur e keni ditur këtë, a e keni ditë që mund të shkaktoj këso lloj reagimesh shoqërore sikur rasti i komuniteteve”, i tha Gashi – Malokut në Politiko.

Ndryshe pas ndalimit KPM ka dalur sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.

“Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality shoë” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore”, thuhet në njoftim.