Tri femra janë ngacmuar seksualisht nga një mashkull në Skenderaj

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të  ngacmimit  seksual në Komunën e Skenderajt, ku tri viktima femra kosovare kanë raportuar në polici se janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Ndërsa i  i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe sipas policisë rasti mbetet nën hetime, dhe është njoftuar edhe prokurori.

Gjithashtu sipas raportit nuk ka persona që janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë

Skenderaj 27.02.2021 16:40 – Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime.