Donald Trump thuhet se ishte shumë më i sëmurë me Covid-19 në tetor sesa që pranoi Shtëpia e Bardhë publikisht në atë kohë, disa zyrtarë të shqetësuar thonë se ai do të duhej të vihej në një ventilator, shkruan The Guardian.
Trump përjetoi “nivele jashtëzakonisht të depresionuara të oksigjenit në gjak” dhe një problem të mushkërive që shoqërohet zakonisht me pneumoni të shkaktuar nga Covid-19, sipas një raporti në New York Times duke cituar katër persona të njohur me gjendjen e ish-presidentit.
Trump u pranua në qendrën mjekësore ushtarake kombëtare Walter Reed për disa ditë në fillim të tetorit pasi ai doli pozitiv për virusin, më pak se një muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Në atë kohë, një memo e Shtëpisë së Bardhë e përshkroi 74-vjeçarin si “të lodhur, por me humor të mirë”.
/RTV-Okarina/