Teksa punonte me eskavator, has në eshtra të njeriut

 

Një person në Uçë të Istogut ka hasur në eshtra të njeriut, gjersa po punonte me eskavator.

Me të parë mbetjet mortore, i njëjti ka lajmëruar rastin në institucionet relevante duke ndaluar punimet.

Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve.

Rasti mbetet nën hetime.

/RTV-Okarina/