Dy reperët shumë të suksesshëm të estradës, Tayna dhe Don Xhoni, duket se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.
Kjo është bërë e ditur në një nga kronikat e emisionit “Prive”, të cilët kanë raportuar tashmë se dyshja kanë kontaktuar njëri-tjetrin për bashkëpunim.
Kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit të projektit.
Është bërë e ditur se kënga nuk do të jetë melankolike dhe me temë dashurie, por më “e egër” në stil.Tayna përndryshe është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Cricket dhe Florin, të titulluar “Magdalena”.
Në anën tjetër, Don Xhoni nuk ka publikuar asnjë projekt të ri që nga fillimi i vitit 2021.
Paraqitja e tij e fundit mbetet ajo në “Gjoni Black”, në dhjetor të vitit të kaluar, teksa bashkëpunimi me Taynën duket të jetë befasia e tij e radhës për fansat.