Sot, ka filluar seanca e katërt në Gjykatën Speciale ndaj Salih Mustafës-Cali.
Ndryshe nga herat tjera kësaj radhe ish-komandant Cali nuk është i pranishëm në seancë. Atë po e përfaqëson avokati i tij, Julius Von Bone.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.
Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.
/RTV-Okarina/