Vazhdon edhe sot greva e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, me ç’rast u ndalua qarkullimi i autobusëve në mbarë vendin.
E për nesër është paralajmëruar se Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve do të organizojë protestë në Prishtinë dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj të mërkurën ka njoftuar se këshilli drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe sot.
Kurse të premten orën 10:00 të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes nga ana e qeverisë për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik në pandemi.
/RTV-Okarina/