Shteti premton t’i mbështesë bizneset e prekura nga masat e reja antiCovid

 

Është bërë një javë që kur janë mbyllur kafiteritë, restaurantet dhe qendrat tregtare në mbarë vendin.

Gastronomët që nga 7 prilli kanë mbyllur veprimtarinë e tyre, duke pritur kështu momentin që kur shteti do të vendos për hapjen e tyre.

Shteti që ka vendosur të mbyllë këto veprimtari, për shkak të pandemisë Covid-19, u ka premtuar se do t’i mbështesë financiarisht të gjitha bizneset e prekura nga kjo mbyllje e pjesshme.

 

 

Zyrtarë të Ministrisë së Financave Publike dhe Transfereve kanë bërë të ditur se aktualisht është duke u punuar në subvencionimin e pagave dhe të qirasë për bizneset drejtpërdrejtë të prekura nga ky vendim.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Informim në këtë Ministri, Muharrem Shahini ka bërë të ditur se janë duke analizuar edhe gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore se s’i mund të veprojnë.

Që nga 7 prilli kafiteritë dhe qendrat tregtare janë mbyllur.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme  kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Gastronomisë, Hysen Sogojeva ka zhvilluar një takim  me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe nga takim i cili siç ka thënë Sogojeva është premtuar se Hoteleria dhe Gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit.

Sipas tyre është premtuar që gastronomia dhe hoteleria do të punojnë deri në orën 22:30 apo 23:00.

/RTV-Okarina/