Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur që është takuar me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.
Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.
“Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale.
Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim”, ka thënë Selimi.
/RTV-Okarina/
Ky është postimi i plotë i Selimit:
Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me…
Posted by Selim Selimi on Friday, February 12, 2021