Selimi: Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, është bërë e ditur që Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka vizituar depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar.

Pas vizitës, Selimi ka premtuar se shteti nuk do të ndalet së sekuestruari dhe konfiskuari çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme.

“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, Kushtrim Cukaj, vizituam sot depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, për të parë nga afër gjendjen aktuale dhe kapacitetet e saj. Vetëm në vitin 2020 vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara ka arritur rreth një milion e gjashtëqind mijë euro. Konfiskimi i pasurisë së paligjshme mbetet prioritet dhe mekanizëm kryesor për luftim të suksesshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

 

Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin. Shteti nuk do të ndalet së sekuestruari dhe konfiskuari çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme” shkruan Selimi në njoftim.

/RTV-Okarina/

Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, Kushtrim Cukaj, vizituam sot depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së…

Posted by Selim Selimi on Tuesday, February 2, 2021