Edhe Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, ka dalë me një deklaratë për gjendjen parazgjedhore në Kosovë.
“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare” ka bëtë të ditur Orlando përmes një postimi në Twitter.
Ambasadori italian ka thënë se procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.
/RTV-Okarina/