Kryeministri Edi Rama, është deklaruar pas rritjes së infektimeve me COVID-19 në Shqipëri
Rama ka paralajmëruar rritje të gjobave për qendrat tregtare, lokalet, restorantet dhe bizneset e ndryshme lidhur me masat kundër COVID-19.
Më tej, Rama në konferencë për media të hënën ka thënë se qeveria ka përgjegjësinë të koordinojë aktorët e tjerë, por edhe bizneset nuk duhet të neglizhojnë.
“Nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm patjetër që do ndodh do jetë policia që do e imponojë me forcë zbatimin e masave. Natyrisht edhe me të gjitha gjobat përkatës të cilat do t’i rrisim së shpejti në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet baret, dyqanet, restorantet qendrat tregtare. Dhe do bëjmë shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzimin”, tha Rama.
Madje Rama ka theksuar se, “lokalet në Bllok apo në zona të caktuar. Lokalet më të mira me më shumë fitime të bëhen vatra ku kërcen COVID-19 me muzikë është e patolerueshëm”. /TCH/