Programi bërthamor i Iranit, Biden gati të ulet për bisedime

 

“Marrëveshja bërthamore duhet çuar përpara dhe për këtë duhet vullnet i të gjitha palëve. Në këtë kuadër, Joe Biden është gati të ulet në tryezë me palën iraniane që të flasin për detajet e programit bërthamor”.

Kjo është deklarata më e fundit e bërë nga këshilltari i presidentit, Jake Sullivan.

Ai iu përgjigj kështu kërkesave të Hasan Rouhanit mbi një tryezë të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit.

Sipas marrëveshjes, Teherani u lejua të pasurojë uraniumin deri në përqendrim 3,67% dhe në këmbim fuqitë botërore ranë dakord të heqin sanksionet e tyre ekonomike kundër Iranit, trasmeton Insajderi

Megjithatë, SHBA-ja, nën drejtimin e ish-presidentit Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e vitit 2018 dhe vendosi përsëri sanksione mbi Iranin, duke bërë që Teherani të ndalojë së përmbushuri marrëveshjen bërthamore.