Pritet që deri në fund të muajit shkurt të shpërndahen 50-të eurot për të prekurit me Covid19

 

Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për të shpërndarë nga 50 euro për personat me Covid dhe 100 euro për pensionistët me Covid, në emër të shpenzimeve shëndetësore.

Mirëpo, siç duket deri më tani nuk i kanë marrë të gjithë qytetarët mjetet e premtuara.

E shumë qytetarë kanë reaguar duke bërë pyetje në llogarinë Facebook të Kryetarit të komunës, në shenjë pakënaqësie për mos marrjen e mjeteve të premtuara.

 

 

“Kryetar me datën 23 dhjetor 2020 kemi apliku bashkë me bashkëshorten për 50 eurot e premtuara për të prekurit me Covid dhe ende nuk na kanë dal në llogari. Pse po ndodh kjo?”, ka pyetur qytetari.

E kryetari Ahmeti e bëri të ditur që deri më tani disa mjete janë transferuar në llogaritë e qytetarëve kurse deri në fund të muajit shkurt pritet të përfundohen të gjitha.

/RTV-Okarina/