Biden kritikoi programin e vaksinimit që ai trashëgoi nga paraardhësi i tij Donald Trump, duke thënë se ai ishte në “gjendje shumë më të keqe” sesa ai priste dhe u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm, duke theksuar se qeveria kishte blerë edhe 200 milion doza të tjera të vaksinës.
“Jo gjithçka do të zgjidhet për një kohë, por ne do ta zgjidhim atë,” tha Biden në një deklaratë që dha në Institutet Kombëtare të Shëndetit në Bethesda (Maryland).
Biden tha se Trump nuk porositi mjaft vaksina dhe nuk bëri aq sa duhet për të përcaktuar rendin e vaksinimeve.
“Dhe ndërsa shkencëtarët bënë vetë dhe zbuluan vaksinën në një kohë rekord, paraardhësi im – unë do të jem shumë i hapur – nuk bëri atë që duhej për të përgatitur një vaksinim masiv të qindra miliona njerëzve”, tha Biden.
Ai deklaroi se qeveria amerikane kishte nënshkruar kontrata për 100 milion doza Modernin dhe për 100 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ai paralajmëroi se numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të arrijë në 500,000 muajin e ardhshëm dhe u bëri thirrje Amerikanëve që të mbajnë maska për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
“Tani kemi blerë mjaft vaksina për të vaksinuar të gjithë amerikanët,” tha Biden. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një popullsi prej rreth 330 milion, janë në rrugën e duhur për të siguruar 300 milion doza deri në fund të Korrikut.
/RTV-Okarina/