Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna.
Lajmin e ka konfrimuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, ka thënë ai.
\RTV-Okarina\