Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi e ka konfirmuar kete lajm

“Rreth orës 08:50 kemi pranuar informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se i plagosur është V.H, viti i lindjes 1982, sipas mjekut është i plagosur me armë të zjarrit, siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për Telegrafin

.

Kohëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet e vrasjes dhe plagosjeve me armë zjarri. /Telegrafi/