Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 66 vjeçare të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga brigada 114 Fehmi Lladrovci, batalioni i tretë i fshatit Polac, Hajzer Gruda.
Hajzeri ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Në vitin 1990, te Ura e Gjakut, ai u plagos dhe më pas u bashkua me UÇK-në që nga ditët e para, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Me dhimbje dhe krenari kujtojmë bashkëluftëtarin tonë nga fshati Polac. Ngushëllime të sinqerta të gjithë veteranëve të fshatit Polac për humbjen e shokut të tyre, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë.
Varrimi do të bëhet me datën 01 qershor 2024 në orën 17:00./OkarinaPress/