Një aksident tragjik, mëngjesin e sotëm, në kryeqytet në zonën e Institutit Bujqësor në Kamzë, i mori jetën një vajze të re.
Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin E.B., ka aksidentuar këmbësoren A.A., 25-vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/RTV-Okarina/