Siq bëhet e ditur nga njoftimi që ka derguar Zyra për Media nga Komuna e Skenderajt, sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, do të pres në takim U.d Kryshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, nga i cili do të pranojë Pullën Postare për qytetin e Skenderajt, e cila nga sot do të jetë në qarkullim.
E ky takim do të mbahet në komunën e Skenderajt, duke filluar nga ora 11:00, kurse pas takimit do të këtë edhe konferencë për medie!
RTV-Okarina do ju sjell pamje direkte nga konferenca.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuara medie,
Ju njoftojmë që nesër, me datë 08.02.2021, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, do të pres në takim U.d Kryshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, nga i cili do të pranojë Pullën Postare për qytetin e Skenderajt, e cila nga nesër do të jetë në qarkullim.
Takimi do të mbahet në komunën e Skenderajt, duke filluar nga ora 11:00, kurse pas takimit do të këtë edhe konferencë për medie!
Ju mirëpresim!