Nesër, Takimi i dytë i Kryetarit Jashari me Publikun

Nesër me datën 24.12.2020 ( e enjte), do të mbahet Takimi i dytë me Publikun i Kryetarit të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

Takimi me Publikun do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj, duke filluar nga ora 14:00.

Sipas Jasharit , në këtë takim qytetarët do të kenë mundësi të njoftohen nga afër me angazhimin njëvjeçarë të Kryetarit dhe qeverisjes së tij, me sfidat dhe sukseset e këtij viti. Po ashtu qytetarët mund të bëjnë pyetje dhe komente për çështjet që lidhen me qeverisjen komunale.

 

 

“Mbajtja e këtij takimi do të bëhet konform masave mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ju inkurajojmë që të merrni pjesë në këtë takim dhe kështu të bëheni pjesë e vendimmarrjes komunale!”, shkruan Jashari në rrjetin e tij social “facebook”.

/RTV.OKARINA/