Në Viti arrestohen katër të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Policia është njoftuar se në shkollën e fshatit Pozheran të Vitisë, midis datave 14 dhe 17.01.2021,  nga persona të panjohur janë  vjedhur katër (4) kompjuterë portativë (laptopë) në vlerë 2.500 euro.

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve nga stacioni policor Viti,  pas një pune operative dhe hetimore mirë të organizuar,  kanë arritur të lokalizonin, identifikonin  katër të dyshuar të cilët, më 10.02.2021 janë arrestuar nga policia.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit  mbrojtës.

Kompjuterët portativë janë konfiskuar nga policia në tri lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për  48 orë, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.