Ne Istog gjendet pa shenja jete një 22 vjecar

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Banjë të Istogut është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipa  mjeksore , të  cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull rreth 22 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se hetuesit rajonal dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i kryer hetimet.