Në Alpet zvicerane valëvitet Flamuri i UÇK-së

 Një grup alpinistësh nga Kosova të cilët jetojnë në Zvicër, prej disa kohësh ngjisin majat e larta të alpeve zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Grupi ishte i përbërë nga 9 persona, Kujtim Krreki, Haqif Maloku, Ymer Islami, Bashkim Sefaj, Muzli Berisha, Nezir Gervalla, Faton Shabani, Kujtim Preniqi dhe Faton Krasniqi, të gjithë shqiptarë të Kosovës.
Alpinistët shqiptarë mes arritjeve të tjera të tyre, kanë arritur të ngjiten në majën e Matterhorn, që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë. Maja e Matterhorn është një nga majat më të larta në Alpe dhe Evropë, në një lartësi prej 4478 metrash.