Ndodh edhe kjo në Itali! Mjekëve iu injektua serum në vend të vaksinës

 

Lidhur me vaksinën kundër koronavirusit, një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është raportuar këtë të premte nga mediat italiane.

“Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësorë u kanë injektuar ujë fiziologjik (serum), në vend të vaksinës kundër Covidit-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik.

 

 

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësorë do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me vaksinën.

/RTV-Okarina/