Me 27 Nëntor Dita e Forcës, qytetarët mund të vizitojnë kazermat e ushtrisë

NJOFTIM DHE FTESË PËR GJITHË QYTETARËT E VENDIT
Të nderuar qytetarë,
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon “DITËN E HAPUR’’.
Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.
Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.
Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!
Të nderuar qytetarë,
Ejani të festojmë së bashku ditën tonë – Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës!