Të premtën e kësaj jave do të mbahet seanca parlamentare, por zgjedhja e presidentit nuk do të jetë në rendin e ditës.
Në këtë seancë do të betohen deputetët e rinj të Kuvendit.
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është vendosur që Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë shtatë komisione parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës dy, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, Lista Serbe një dhe Grupi 6+ një.
VV-ja udhëheq në komisionet: Buxhet, punë dhe Transfere, Legjislacion dhe mandate, Punë të jashtme, Arsim, Bujqësi dhe Zhvillim, Shëndetësi, Qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe media.
PDK: Ekonomi dhe ndërmarrësi, Mbikëqyrje e Agjencisë për Inteligjencë,
LDK: Integrime Evropiane dhe Mbikëqyrje të financave publike
Lista Serbe: Të drejta të komuniteteve
6+: Barazi gjinore, të drejta të njeriut dhe të pagjetur.
/RTV-Okarina/