Limaj: Duhej të ndodhte koalicioni me PDK-në, për ruajtjen e vlerave dhe interesave kombëtare

 

Në emisionin “Pressing” të T7, sonte i ftuar ishte Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Socialdemokrate, në të cilin emision Limaj u shpreh se ai ka dashur të realizohet një koalicion mes të dy partive PDK-së dhe Nismes, për shkak të ҫdo gjëje që ka ndodhur së fundmi, pasi që në situata të tilla sipas tij gjithmonë duhet vepruar bashkarisht për të tejkaluar të gjitha sfidat me të cilat së fundmi është përballur vendi ynë.

Vlen të theksohet, që Limaj na la për tu kuptuar edhe faktin që sot zyrtarisht u kuptua që PDK nuk pranon të bashkëpunojë me Nismën dhe do shkojë e vetme pa ndonjë koalicion në zgjedhje.

 

 

Sipas Limajt ideja për një koalicion të mundshëm mes dy partive, lindi pas një bisedë të realizuar në qershor të vitit të kaluar duke ndërtuar raporte të mundshme bashkëpunuese me z. Veseli, mirëpo nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të konkretizuar.

“Ky koalicion që s’ndodhi, duhej të ndodhte për të ruajtur vlerat dhe interesat kombëtare”, tha Limaj për T7.

 

/RTV-Okarina/