Kurti: S’ka punësime me mbiemra të farefisnisë apo libreza partie

 

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka treguar tri karakteristikat themelore që partia e tij ka për punësimet e personave nëpër institucione.

“Profesionalizmi, ndershmëria dhe patriotizmi!”

Kështu tha Kurti gjatë takimit të mbajtur me profesionistët e Rahovecit, ku të pranishëm e folës ishin kandidatët për deputetë, Visar Korenica, Yllza Hoti dhe Gani Krasniqi.

 

 

“Jo mbiemri i veçantë i farefisnisë apo libreza e duhur e partisë”, u shpreh Kurti.

 

/RTV-Okarina/