Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Dr.Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës. Ai nga ky vend u tha gazetarëve se sot është përvjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe bombardimeve të NATO-s.
“Pas homazheve në Prekaz dhe Gllogjan, ne po bëjmë homazhe edhe këtu të varri i Presidentit Rugova. Ai ishte presidenti i parë i Kosovës dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë gjithë viteve të ‘60 për ndërkombëtarizimin e Kosovës i cili ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
“Posa do të bëhet zëvendësimi i deputetëve, do të mund ta thërrasim seancën e radhës për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kurti