Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e gastronomisë nga 7 prill deri me 18 prill, erdhi edhe reagimi nga Shoqata e Gastronomëve.
Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi tha se politika po shkakton dëm ndërsa gastronomia po e paguan faturën.
Ai tha që këto 11 ditë do ta respektojnë vendimin, ndërsa më pas do të hapin veprimtarinë e tyre, me ose pa leje të qeverisë.
Postimi i plotë:
Edhe një herë: Politika shkakton DËM, Gastronomia paguan FATURËN!
Edhe njëherë Gastronomia Kurban i situates!Edhe njeher po ndeshkohemi, 11 dite!
Pas 11 dite ne do te hapemi!
Me ose pa leje te qeveris ne do të hapemi!
Per keto 11 dite do te kerkojm subvencionime te pagave, te qirave dhe grande per biznese, do te kerkojm strategji per te ardhemn tonë!
Me mire eshte te funksionoj Gastronomia e te qarkulloj paraja, e me keto para te Investohet në shëndetësi, të sigurohen shtreter e hapsira të mjaftueshme për të gjithë te prekurit me covid si rezultat i fushatave parazgjedhore, e të sigurohen vaksina, se te sanksionohen bizneset.
Ne, per keto 11 dite mbyllje do te vazhdojm bisedimet me Qeverin e Kosoves me shpresë që të arrijmë një marrëveshje, mirepo nese nuk arrijme një marreveshje pas 11 dite nuk perjashtojme daljen ne rruge. Nuk na mbetet tjeter!
Masat qe do te vendosen duhet te jene LEHTESUESE per Gastronomet dhe jo NDESHKUESE!