KEDS paralajmëron dimër të vështirë: Çmimet priten të jenë deri në 1000 euro për megavat


“Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, për javën e fundit. Është një paralajmërim se konsumi që e kemi pritur që do të bie, është rritur dhe kjo është mjaft shokuese kur dihet situata emergjente energjetike nëpër të cilën po kalojmë dhe kur dihet kriza energjetike evropiane, dhe ku dihet se komplet Evropa po hyn në një dimër të parashikueshëm”, ka thënë Buzhala në Info Magazinë.
“Nëse shkojmë me konsumin e vitit të kaluar dhe me prodhimin vendor të vitit të kaluar dhe me çmimet e këtij viti, atëherë fatura mujore, çmimet e këtij viti që parashihen të jenë sipas prognozave deri në 1000 euro për megavat, po flasim për një faturë mujore vetëm për nga importi që mund të shkojë deri në 150 milionë euro”, ka shtuar ai.