Kundër vendimeve të qeverisë në detyrë për lehtësimin e masave anti-Covid ka dalë edhe Artan Murati, këshilltar i u.d presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.
Murati ka reaguar për pikën e vendosur nga qeveria në detyrë e Avdullah Hotit rreth pajisjes me testin PCR negativ për të gjithë qytetart që hynë në Kosovë nga shtetet e huaja.
Murati ka thënë po ashtu se në rast të mungesës së testit dhe si rrjedhojë e izolimit a do të thotë kjo se atyre po u mohohet e drejta e votës.“
E treta, në rast të mungesës së testit, e si rrjedhojë e izolimit, a i bie që këtyre qytetarëve po u mohohet e drejta e votës të dielën? E katërta, a do t’ua paguaj ky formacion i qeverisjes në detyrë dënimet potenciale bashkatdhetarëve tanë, nëse potencialisht do ta thyenin masën e izolimit dhe karantinës dhe do të dilnin ta ushtronin të drejtën e tyre fondamentale për të votuar”, ka shkruar Murati