Të premten në mëngjes, Bideni informoi Kongresin Amerikan se kishte hequr dorë nga urgjenca kombëtare për ndërtimin e kufirit SHBA-Meksikë, e shpallur për herë të parë nga Trump, në shkurt të vitit 2019.
Zyrtarët e administratës së Trumpit thanë se muri i kufirit ka ndaluar kontrabandistët dhe njerëzit që kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Raportet e medias vlerësuan se muri i kufirit u kushtoi amerikanëve rreth 20 milionë dollarë për një milje. Në kohën kur Trumpi u largua nga zyra, rreth 25 miliardë dollarë ishin shpenzuar për ndërtimin e tij. Që nga 15 janari, Qeveria kishte shpenzuar rreth 6 miliardë dollarë nga gati 11 miliardë dollarë në punën me nënshkrim kontrate për ta bërë.
/RTV-Okarina/