Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e gazetarit tashmë të ndjerë, Bedri Sadiku.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Bedri Sadiku, i cili me punën e tij të palodhshme për dekada me radhë, njoftoi opinionin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve”.
“E nderuara familje Sadiku dhe gjithë komunitet i gazetarëve, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, ka shkruar mes të tjerash Hoti.
/RTV-Okarina/