Pasi tha se “verë e paska bërë Zoti”, sot kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, po thotë “kah vera po shkojmë”.
Ai tha kështu nga Anamorava ku edhe do të ketë disa takime gjatë ditës.
Kjo shprehje e Avdullah Hotit u bë pothuajse e përditshme në postimet e tij në Facebook.
Ai e nisi me “Verë në Dukagjin” dhe vazhdoi me “Verë e paska bërë Zoti edhe kah Prizreni…..”.
Më pas, sipas Hotit, u bë “Verë gjithkah, edhe në Grykën e Kaçanikut”.
Pasi i erdhi “vera te dera” me siç tha ai miqtë e fortë, duke iu referuar SHBA-së pas letrës së presidentit të ri amerikan Joe Biden, ai në fund tha se “kah vera po shkojmë”