Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovë.
Lexoni të plotë postimin:
“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.
Ajo ishte dita që nisi një proces të pa kthim.
Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës.
Lavdi të rënëve!”
\RTV-Okarina\