Gjermania zgjat masën e izolimit deri më 14 mars

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet sot pasdite me zyrtarët e qyteteve gjermane, për të shqyrtuar tutje masat epidemiologjike, përkatësisht mundësinë e mbylljes totale.

Mediat gjermane raportojnë se qeveria gjermane mund të marrë vendim për zgjatjen e izolimit deri më 1 mars.

Megjithatë sot siç raporton Bild, është shfaqur një dokument përmes të cilit izolimi do të jetë në fuqi deri më 14 mars.

E shtesa e vetme sipas këtij dokumenti është që frizerët do të mund të hapin lokalet nga 1 marsi, e këtë e përkrah kancelarja Merkel, zëvendëskancelari Olaf Schulz dhe kryeministri i bavarisë Markus Zeder dhe kryetari i Berlinit, Mihael Miler.