Një murg ortodoks në Greqi raportohet të kishte jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.
Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.
“Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruan në artikullin që daton nga viti 1938.
Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856, dhe nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur. “Ai ishte rritur në manastirin ku kurrë nuk ishte futur asnjë grua,” raportonte gazeta Athens, më shumë se 8 dekada më parë, transmeton Klankosova.tv
“Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm në botë që nuk kishte parë kurrë një grua”, shkruante gazeta.
Gjatë jetës së tij Toloto, nuk kishte parë as vetura apo aeroplanë.