E fundit, vajza që mbahej me zinxhir shtrohet në spitalin psikiatrik

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Pas shumë sorollatjesh, më në fund 31-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, që mbahej me zinxhir do të trajtohet në spitalin psikiatrik në Shkodër.

Këtë mëngjes autoambulanca e Laçit e mori vajzën të shoqëruar nga nëna dhe e transportuan për në spitalin e Shkodrës. Nëna e gëzuar tha se më në fund vajza e saj do të marrë mjekimin e nevojshëm.

Pas një orë udhëtim 31-vjeçarja mbërriti në spitalin psikiatrik të Shkodrës. Abc mëson se ajo do të marrë trajtimin e nevojshëm dhe do qëndrojë e shtruar rreth një muaj. Më pas do kryehet vlerësimi dhe 31 vjecarja mund të strehohet në një qëndër rezidenciale të shëndetit mendor.

E reja nga fshati Zheje i Kubinit prej disa kohësh kishte shfaqur shenja agresiviteti. Nëna e saj Marta Cacurri që ajo të mos dëmtonte veten dhe të tjerët ishte e detyruar ta mbante të lidhur me zinxhir./abcnews.al