Drejtori i IKSHPK-së, rezulton pozitiv me Covid-19

 

Është infektuar me koronavirus, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Kjo është konfirmuar nga vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

 

 

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

/RTV-Okarina/