Dhjetë arsye pse duhet të zgjoheni herët

“Kush zgjohet herët i nxë dy nafaka”, është një thënie tek ne, e cila po del të jetë mjaft e qëndrueshme.

Mëngjesi duket se është periudha në të cilën ju mund të përfitoni më shumë, në aspektin personal, atë të organizimit, si dhe punës.

Më poshtë mund t’i lexoni dhjetë arsyet, që sipas një artikulli në The Independent, ju duhet të zgjoheni herët:

Përshëndeteni ditën – krijoni një ritual mëngjesi që përfshin falënderimin për bekimet që ju janë dhënë.

Një fillim i mrekullueshëm – që të jeni më të përgatitur dhe të mos detyroheni të nxitoni duke u zgjuar me vonesë.

Qetësia – orët e mëngjesit janë aq paqësore, ku ka kushte mjaft të mira për të menduar, lexuar e madje edhe për të marrë frymë.

Lindja e diellit – njerëzit që zgjohen vonë e humbin njërën nga karakteristikat më të bukura të natyrës, atë të lindjes së diellit.

Kafjalli– zgjohu herët që të kesh kohë dhe ta hash kafjallin, pasi që është periudha më e rëndësishme për t’u ushqyer.

Ushtroni – bëni ushtrime në mënyrë që ta nisni ditën sa më mbarë, dhe që të jeni sa më energjikë edhe në pjesën tjetër të ditës.

Produktiviteti – Mëngjesi është koha më produktive e ditës, pasi që ka edhe pak gjëra që mund t’ju shpërqendrojnë. Mund të kryeni shumë punë gjatë këtij intervali.

Koha e caqeve – Nuk ka kohë më të mirë për t’i shqyrtuar dhe planifikuar caqet se sa në mëngjes.

Udhëtimi nga shtëpia në punë – është definitivisht më i lehtë, pasi që nuk do të preferonit të rrezikonit vonesën në punë, duke u nisur në kohë, dhe pastaj ta gjeni veten midis një kolone të pafund veturash.

Terminet – është shumë më lehtë që t’i bëni terminet e hershme, nëse zgjoheni edhe më herët. Nëse shfaqeni vonë në takime, do të jepni sinjal të keq te personi të cilin po e takoni.