Bujar Gashi drejtor i shëndetësisë ka bërë te ditur se nga e hëna se të gjithë puntorët shëndetësor do të punojnë me orar 12 orësh.
Kjo shakaku i rasteve të shumta me COVID-19 në vendin tonë.
“Që nga e hëna në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë do të kalojmë në orar 12 orësh. Pra nuk do të punohet në dy ndërrime por vetëm me një ndërrim 12 orësh”, deklaroi Bujar Gashi për RTV 21.
Ai shtoi: “Asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa marrë shërbime, mirëpo ky orar na jep një fleksibilitet që të mbulojmë edhe qendrën në Emshir dhe që t’i japim shërbime edhe qytetarëve të prekur me coronavirus”.
Gjithashtu drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës tha se mund t’i ofrojnë deri në 8 mijë sheribime në ditë.
Por ai tha se tashmë situata ka ndryshuar dhe se duhen 8.500 deri ne 9.000 shërbime në ditë.
RTV-Okarina.