Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” organizoj Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit.

Kjo datë e cila mbanë vulën e një nga ngjarjeve më rëndësishme në botë, u mbajt në mesin e mysafirëve të veçantë e figurave politike, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku edhe u fol mbi  mizorinë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë kurrë më  të tilla gjenocide e akte çnjerëzore. 

Kujtojmë që rreth gjashtë milionë hebre u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945