Bardhi ka publikuar këngën e re “Do të doja”

Reperi shqiptar, Bardhi, ka prezantuar ditën e martë projektin e ri muzikor.

“Do të doja” mban titullin kënga e re e tij, e cila është një përpunim i origjinalit “Do të doja” të këngëtarit të njohur Naser Berisha.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) vjen me një paraqitje atraktive, ndërsa protagoniste e klipit është edhe modelja Dajana Kalo.

Kënga origjinale e Berishës është bërë shumë vite më parë, gjersa në YouTube u lansua në vitin 2012.