Aderon në PDK, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka thënë se Qalaj do të jetë pjesë e programit për sigurinë.

Së bashku me zotin Qalaj do ta kemi programin më të avancuar për Rimëkëmbjen e sektorit të sigurisë, i cili është goditur nga dy qeveritë e fundit. Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje të sektorit të sigurisë dhe jo për qeveri që i lënë me ushtrues detyre edhe Policinë edhe AKI-në, në një kohë kur vendi ishte i kërcënuar jashtë dhe brenda. Pra, natyrisht që do të jetë pjesë e Rimëkëmbjes kombëtare për të cilën angazhohemi si qeveri e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, Rashit Qalaj ka thënë se është i nderuar që nga sot do të jetë anëtar i PDK-së.

Duke parë që nga brenda nuk mund të ndikoj që ky degradim të ndërprehet, meqenëse ky degradim po vie nga politika vendosa që vet të kyçem në politikë që të jap kontributin tim për aq sa kam hapësirë dhe më lejohet që t’i forcojmë këto institucione të sigurisë që të jenë sa më të pavarura sa më të zhvilluara. Besoj që bashkërisht do t’ia dalim”, ka thënë ai.    /RTV-OKARINA