Rreth 3.500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nga 4.850 sa është numri i përgjithshëm. E zyrtarët e lartë tashmë kanë vetëm edhe dy ditë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë së tyre.
AKK-ja ka paraparë që sipas ligjit, për të gjithë personat që nuk e deklarojnë pasurinë do të paraqitet kallëzim penal ndaj tyre.
Siq duket pandemia ka prekur edhe AKK-në, duke shkaktuar vonesa në deklarimin e pasurisë.
/RTV-Okarina/