Gastronomët ftojnë Qeverinë për bashkëbisedim

Petrit Kllokoqi, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës,  ka ftuar për bashkëbisedim qeverinë e sapoformuar, për të cilën kanë thënë se e kanë premtuar një gjë të tillë.

Kllokoqi, me anë të një shënimi në Facebook ka thënë se nuk duan ta “kapin për fyti” qysh në ditët e para qeverinë me zhurmë e protesta.

Ne nuk duam ta kapim për fyt qysh në ditët e para, me presion, zhurme, protesta. Ne thjeshtë kërkojmë nga ta bashkëpunim, qe te dalim nga kjo krize e përbashkët që po kalojmë”, thuhet në postim.

Ai thotë se nuk duan që lajmet që lidhen me ta t’i mësojnë nga mediat por të ulen dhe të bashkëpunojnë para se të merren vendimet.

“Po shpresojmë që lajmet mos t’i marrim vesh nëpërmjet mediave, po ashtu siç na është premtuar nga vete subjekti që tanimë ka filluar qeverisjen, që të ulemi se bashku, të bisedojmë, dhe vendosim për të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjera Petrit Kllokoqi.