Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mblidhet për të bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit .
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi.
\RTV-Okarina