Gjykata Supreme ka vendosur për refuzimin e shtatë ankesave të fundit të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Katër ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm, përkatësisht ankesat e subjekteve politike: Romani Iniciativa, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Ashkalive për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romeve të Kosovës të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe ankesës së dytë, e pranuar sot, e subjektit politik Romani Iniciativa e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Me aktgjykim është vendosur që këto ankesa të refuzohen si të pabazuara.
Dy ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm, përkatësisht ankesa e subjektit politik Ujedinjena Zajednica-Adrijana Hoxhiq dhe ankesa e subjektit politik Social Demokratska-UNIJA SDU të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Me aktgjykim është vendosur që këto ankesa të refuzohen si të pabazuara.
Ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me kërkesën për numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të arritura me postë nga votuesit jashtë Kosovës është refuzuar si e pabazuar përmes aktgjykimit.
/RTV-Okarina/